Si jepet ndihma e parë pas djegieve në kuzhinë!

Kalimi i një kohe të gjatë në kuzhinë, rrit rrezikun që të djegeni në shkallë të parë.

Sidomos nga tavat, tiganët e nxehtë, pastaj sigurimi se i keni hidhur kripë të bollshme, bënë që lëkura juaj të ketë kontakt me nxehtësinë.

Por si t’i trajtoni djegiet e zakonshme në kuzhinë?
Krem me përmbajtje hidrokortisone

Ky krem me përqindje 0.5% hidrokortizone (mund të jetë i cfarëdo lloj firme) duhet të aplikohet mbi plagë dhe të mbështillet me një garzë sterile. Mund të merret në farmaci pa rekomandimin e mjekut dhe mund të përdoret për djegiet e shkallës së parë!

Xheli i aloe verës

Xheli i kësaj bime njihet për vetitë antiinflamatore dhe në këto raste është një nga trajtimet më të mira në kushte shtëpie. Ju mund të merrni xhelin direkt nga bima ose ta blini në dyqanet e bimëve mjekësore. Duhet ta aplikoni disa herë në ditë dhe në mënyrë që lëkura të mos ketë kontakt me agjentët e jashtëm duhet mbështjellë me një letër apo copë sterile.

Lëkura e patates

Sipas U.S. National Library of Medicine lëkurat e ziera të patateve ndihmojnë gjithashtu në trajtimin e plagëve të djegieve. Pasi të keni zhveshur patatet nga lëkura e cila është e hollë si cipë, mbulojeni plagën. Mund të aplikoni pak krem të posaçëm për djegie dhe sërisht të vendosni lëkurën e patates mbi lëkurë.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Përgatisni makarona me qumësht, dhe do ta provoni shijen e jetës!

Aspirina mund t’i mbrojë femrat mbi të 65-at nga kanceri dhe problemet me zemër!