Si ndjeheni kur e tejkaloni dhimbjen nga ish partneri juaj

Vite më parë, isha duke vrapuar e vetme nëpër parkun e qytetit. Ishte ditë me diell, e premte pasdite dhe përpiqesha ta rrihja me vrap mjegullën e cila kaplonte çdo ditë qytetin tim. Isha duke nxituar sepse kisha lënë dy takime për në mbrëmjë. Mendoja çfarë do të vishja dhe ku do të shkonim për të ngrënë. Ndjehesha vërtetë mirë.

Si ndjeheni kur e tejkaloni dhimbjen nga ish partneri juaj

Unë nuk i kisha më kontaktet, por papritmas vizioni im periferik regjistroi ish partnerin tim poshtë rrugës. E njihja atë trup se si lëvizte pothuajse më mirë se trupin tim. Ndalova dhe u përkula pranë një peme aty pranë, duke pretenduar se po bëja zgjatje trupi apo stërvitje. Ai ishte duke vrapuar në anën tjetër të rrugës në drejtim të kundërt, më shpejt se unë dhe dukej se ndjehej njëlloj mirë, mrekullueshëm, madje edhe më shumë se unë.

Pas ca sekondash, ai u largua dhe unë ngadalë u tërhoqa nga pema dhe vazhdova rrugën time për në shtëpi. Ecja ime u shëndrrua në vrap dhe më pas edhe në sprint. Sa afrohesha drejt apartamentit tim, nuk shihja shkallët duke i kapërcyer. Hyra brenda, pasi u sigurova se isha vetëm, u mbylla në dhomë, dhe u mbështeta pranë saj. Pas disa minutave përpjekje për të marrë frymë, kjo frymëmarrje u shëndrrua në qarje.

Për kaq shumë kohë, pa e vënë re madje, unë gjithmonë kam përfunduar duke ia mbjellë vetes në kokë se periudha e mërzitjes kishte mbaruar. Kisha mbaruar me këtë person. Nuk kishte arsye për t’u shqetësuar më. Kisha përfunduar me periudhat e vuajtjes! Por, në atë moment, u shtriva në dysheme, ashtu e djersitur nga vrapi, dhe fillova të qajë me të madhe. Qava për të gjithë ato kujtime të vogla që u zbehen gjatë disa muajve të fundit, kur unë nuk e lejoja veten të brengosesha. Qava aq shumë sepse me të vërtetë kishte marrë fund kjo punë. Qava sepse tani jemi si të huaj.

Më së shumti qava sepse isha e lumtur, diçka që e mendoja fillimisht si të pamundur me këtë person. Qava sepse pash dikë, i cili ishte miku im më i mirë e që po e jeton jetën i vetëm pa mua (por edhe unë pa të). Dhe, të dy ishim duke vepruar në mënyrë të drejtë – duke vrapuar sprint në të njejtin park. Dhe, unë nuk doja të bëja asgjë me atë person, me atë jetë. Nuk kisha më dëshirë ta ndjekja pas.

Kështu ndjehesh në të vërtetë kur je ende i pasionuar pas ndokujt, por që je shëruar tashmë. Ndoshta e kundërta e dashurisë nuk është indiferenca. Ndoshta e kundërta e dashurisë është pikëllimi që e ndjen thellë në shpirt duke e kuptuar se jeni plotësisht në rregull duke e lënë njëri-tjetrin të vazhdojë mëtutje dhe të ndjeheni mirë për këtë zgjedhje.

What do you think?


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43

Warning: array_merge(): Argument #2 is not an array in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43
0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Kefiri

Kefiri dhe dobitë e tij

Tortë japoneze me vetëm tre përbërës