Si ta bëni hekurin tuaj të shkëlqejë sërish!

Mendoni se keni një hekur të shtrenjtë i cili kurrësesi nuk ngjit në rroba dhe nuk ka nevojë për t’u pastruar? Por, ndonjëherë gjërat shkojnë përtej parashikimit tuaj, sepse mund të ndodhë që ai mbase pa qëllim mund t’ju djegë ndonjë rrobë teksa hekurosni. Përpos kësaj, duke hekurosur vazhdimisht, ai thith herëpashere materiale nga më të ndryshme, të cilat mblidhen në pllakën e tij.

A do të dëshironit disa sekrete të vogla se si hekuri të duket gjithmonë si i ri? Me siguri që po. Ju paraqesim me disa mënyra shumë të thjeshta se si ta pastroni hekurin, të cilat do t’ju lehtësojnë pa masë.

Kripa

Vendosni në tavolinën e hekurosjes një copë të butë dhe mbi të shtoni disa lugë kripë. Vëreni hekurin e rrobave në punë dhe gradojeni në temperaturën maksimale. Në momentin që nxehet, vendoseni mbi copën me kripë dhe lëvizeni atë para-mbrapa. Bëjeni këtë derisa të gjitha shenjat dhe papastërtitë të zhduken plotëisht.

Uthull

Lagni një copë me uthull të bardhë dhe vendoseni hekurin e rrobave të ndezur mbi duke e lëvizur herë pas here. Më pas, pastrojeni hekurin me një copë të pastër të lagur me ujë.

Sodë buke dhe kripë

Shtoni pak kripë dhe sodë buke në një copë dhe mbi të lëvizni hekuri e rrovbave të ndezur. Fshijeni hekurin pas kësaj me një copë të pastër dhe është gati për t’u përdorur.

Sapu i lëngshëm

Kombinoni pak ujë me sapun të lëngshëm dhe lagni një pambuk të pastër. Pastroni me të hekurin duke u ndalur veçanërisht tek njollat dhe shenjat. Pastrojeni më pas me një peshqëir të thatë dhe është gati.

Kështu, nuk keni pse të përdorni furça apo mjete të tjera që e dëmtojnë hekurin tuaj. Këto janë zgjidhjet ideale që ju vijnë në ndihmë sa herë të ndytet hekuri juaj.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Çfarë shëron jargavani?

Nëse shputat mbajnë aromë të keqe, keni aromë të keqe nga goja… kontrollojeni shëndetin!