Si ta shmangim erën e keqe nga sqetullat dhe këmbët?

Soda e bukës është e njohur për vetitë e saj shumë të mira, ndër to edhe për eliminimin e erës së pakëndshme si dhe pengon rritjen e baktereve.

Eliminoni erën e këmbëve

  • Pudrosni këpucët në një sasi të vogël në mënyrë që soda e bukës të përthithë aromat e pakëndshme dhe të parandalojë bakteret.
  • Mënyrë tjetër është larja e këmbëve me ujë të ngrohtë në të cilin hidhni një lugë të sodës së bukës. Për çdo litër ujë të vakët hidhni dy lugë sodë buke.

Eliminoni erën e sqetullave

Nuk është djersa që i bën sqetullat tuaja të mbajnë ere, mirëpo bakteret që zhvillohen në to.

  • Kështu, lagni një copë pambuku, vendosni pak sodë buke dhe pastroni sqetullat me të. Soda mbyll poret dhe nuk lejon mikrobet të hyjnë brenda.
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...