Si të ç’helmoni mëlçinë, organin kryesor që pastron toksinat nga trupi i njeriut!

Mëlçia njihet ndryshe si motorri i trupit!

Ka shumë funksioneve metabolike, ndër më të rëndësishmit është ai i pastrimit të organizmit nga toksinat dhe helmet! Sëmundjet që prekin këtë organ manifestohen me shenja në të gjithë trupin e njeriut, pasi ky është organi që e “pastron” atë.

Ushqimet e pashëndetshme, jeta sedentare, mungesa e aktiviteti fizik, alkooli e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në performancën e mëlçisë duke ulur rendimentin e punës së saj.

Ushqimet e mëposhtme janë ato, që do ta purifikojnë mëlçinë duke e pastruar nga helmet e trupit.

1. Limonët

Mendojeni limonin si një sapun natyral pa element kimikë, një pastrues shumë i lehtë i mëlçisë. Limonët përmbajnë një përbërës të quajtur naringenin, i cili ndihmon për të lehtësuar inflamimin e mëlçisë. Përmbajtja e lartë e antioksidantit dhe vitaminës C gjithashtu do të forcojë sistemin tuaj imunitar.

2. Rrënjë xhenxhefili

Rrënja e xhenxhefilit është e pasur në fibra, të cilat ndihmojnë në proceset tretëse të organizmit, procese që eleminojnë një pjesë të toksinave nga trupi.

3. Panxhar

Panxhari ndihmon mëlçinë të metabolizojë e të tresë yndyrnat pa shumë mundim, Kur yndyrat grumbullohen në nivele të rrezikshme në mëlçi, ushqimet e pasura me betaine, si panxhari, janë në gjendje të ndihmojnë në funksionet e detoxit të mëlçisë për tretjen dhe eleminimin e këtyre yndyrnave.

4. Patate të ëmbla

Patatet e ëmbla ndihmojnë gjithashtu në pastrimin e mëlçisë, në sajë të përmbajtjes së tyre të lartë të kaliumit. Një patate e ëmbël përmban rreth 700 miligramë kaliumi, së bashku me magnezin, hekurin, vitaminën B6, vitaminën C dhe vitaminën D.

5. Shafran i Indisë

Shafran i Indisë ka veti të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat e lejojnë atë të reduktojë inflamacionin në trup . Shafrani gjithashtu ndihmon në përmirësimin e funksionit të mëlçisë duke rritur aftësinë e saj për të detoksifikuar.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Përzierja nga bademi dhe grejpi që pastron organizmin!

6 shenjat alarmuese që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për ujë më shumë nga sa mendoni!