Si të kontrolloni gjendrën tiroide vetëm me një termometër…

Gjendra tiroide ka një rëndësi jetike për shëndetin e njeriut. Ajo është e vendosur në qafë dhe prodhon një seri të hormoneve që rregullojnë funksionimin e trupit tonë.

Ndër funksionet kryesore të këtyre hormoneve është shpejtësia me të cilën trupi ynë djeg kalori dhe shpejtësia e rrahjeve të zemrës.

Të gjitha këto aktivitete përbëjnë metabolizmin e trupit tonë. Kur kjo gjëndër nuk punon si duhet, ajo mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore si për shembull obezitetin, i cili vjen si rezultat i faktit sepse trupi nuk mund të humbë peshë në mënyrë efikase. Në mënyrë që të kuptoni se çfarë nuk shkon me gjendrën tiroide, ju zakonisht bëni vizita mjekësore.

Por, jo më, sepse ju mund ta kontrolloni funksionimin e saj edhe vetë në shtëpi. Duhet të keni parasysh se zbulimi i hershëm i problemeve shëndetësore mund t’ju ndihmojë të parandaloni komplikime të rënda. Për këtë ju nevojitet vetëm një termometër i zakonshëm. Ky test i thjeshtë njihet me emrin”Barney” dhe është shumë efektiv sepse nëpërmjet tij zbuloni funksionimin e tiroides.

Hapi 1: shkundni termometrin deri sa temperatura të arrijë deri në 35° C.
Hapi 2: Vendosni termometrin nën sqetull për rreth 10 minuta. Është e rëndësishme që kjo të bëhet para se të flini gjumë.

Rezultatet:

Nëse temperatura është midis 36.5 ° C dhe 36.8 ° C , gjendra tiroide është duke funksionuar normalisht.
Nëse temperatura juaj është më e ulët se 36.5 ° C, atëherë gjendra tiroide po punon më ngadalë se normalisht.

Simptomat përfshijnë: depresion, mungesë energjie, lodhje, infeksione, dhimbje koke kronike, rënien e flokëve, mungesë përqendrimi. Në këto kushte, nëse keni rezultatin e dytë, duhet të paraqiteni tek mjeku për të marrë mjekimin e duhur.

po ngarkohet...

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Pastrojini sinuset për vetëm disa minuta!

Receta me panxhar të fermentuar që ndalon zhvillimin e tumoreve malinje