Si të kufizoni konsumin e alkoolit gjatë verës

0 17

Dëshira për të kaluar pushimet e verës nën kënaqësinë e alkoolit dhe zbulimit të vendeve të reja është e madhe, por ju mund ta kontrolloni sasinë e alkoolit për të kufizuar dëmin në shëndet dhe për të qenë më të kënaqur me veten.

Pika më argëtuese është shoqërimi me njerëzit, bisedat dhe ndarja e eksperiencave me ta, mjedisi i shkujdesur dhe nuk keni përse të mbështeteni gjithnjë tek alkooli gjatë shijimit të pushimeve të verës. Ja se çfarë mund të bëni për të kufizuar alkoolin.

  1. Ndiqini ndeshjet sportive në shtëpi
    Nëse i shihni ndeshjet sportive me miqtë jashtë shtëpisë shanset janë të garantuara që ta tejkaloni konsumin normal të pijeve. Në vend që të zgjoheni të nesërmen me një dhembje koke, rezistojini tundimit dhe organizoni një festë në shtëpi ku mund të konsumoni edhe ushqim për ta thyer atmosferën e pijeve.
  2. Mos pini kurrë vetëm
    Nëse mësoni të pini kur jeni vetëm, kjo do ta bëjë më të lehtë mësimin e zakonit të konsumit të pakontrolluar të alkoolit.
  3. Mos pini kurrë nga mërzia
    Jeta mund të ketë shumë periudha të vështira, por nuk keni përse i shoqëroni ato me alkool dhe dehje.
  4. Mos e ktheni pijen në zakon
    Analizoni përditshmërinë tuaj dhe kuptoni nëse keni një zakon të të pirit, nëse kjo është e vërtetë, gjeni një zëvendësim të shëndetshëm.
  5. Zëvendësojeni pijen
    Konsumoni lëngje frutash ose kokteje me përmbajtje më të lehtë të alkoolit. Gjithashtu nëse ‘vesi’ juaj është frekuentimi i një bari, atëherë zëvendësojeni atë me aktivitete të tjera si lojërat apo shëtitjet në natyrë.
  6. Pini ujë
    Vera është stina më dehidratuese e vitit për shkak të vapës dhe temperaturave të larta. Pini sa më shumë ujë për të shuar etjen.
  7. Hiqeni verën nga tavolina
    Në vend që të keni një shishe vere si lëngun tuaj të preferuar në tavolinën e bukës, zëvendësojeni atë me një shishe ujë.
  8. Krijoni rregulla për alkoolin
    Ju mund të vendosni që nuk duhet të konsumoni më tepër se një pije në ditë dhe vetëm gjatë fundjavave.
  9. Konsumoni ujin të parin
    Nëse jeni në një festë, pini më parë një gotë plot me ujë ose një pije tjetër joalkoolike përpara se të filloni me pijet alkoolike, sepse kështu konsumi i alkoolit do të ulet.
  10. Mbani një ditar pijesh
    Nëse keni frikë se gjërat do t’ju dalin nga kontrolli, mbani një ditar për pijet që konsumoni, shkruan Shqip. Duke i gjurmuar gotat që rrëkëlleni, ju do t’i ofroni vetes informacion të saktë dhe do të ndërgjegjësoheni më tepër për shëndetin tuaj.
  11. Vendosni përse do ta lini alkoolin
    Ju mund të kërkoni të humbni disa kilogramë, të flini më mirë, të mos keni dhembje koke apo të jeni më të përqendruar në punët tuaja. Në të gjitha rastet, duhet të jeni të qartë me veten se përse doni të konsumoni më pak alkool.
  12. Ndërgjegjësoni edhe miqtë
    Tregojuni miqve tuaj për synimin që keni për të konsumuar më pak alkool. Ata do të jenë më të kuptueshëm dhe nuk do t’ju nxisin që të pini edhe një gotë tjerët.
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...