Si të kuptoni se keni mungesë kalciumi ne trup, shenjat dhe si ta trajtojmë…

0 301

Minerali i kalciumit, mineral ky shumë i rëndësishëm për mirëfunksionimin e organizmit tonë. Kalciumi ka rol bazë në stabilizimin e presionit të gjakut, ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve.

Depozitat e kalciumit, janë kockat dhe me kalimin e viteve, këto depozita pakësohen dhe kockat bëhen më të dobëta. Më kalimin e moshës të gjithë duhet të shtojnë konsumin e kalciumit në dietën ditore, në mënyrë që të shmangni shqetësimet që do tju rendisim më poshtë.

Gjithashtu në mungesë të vitaminës D, përthithja e kalciumit bëhet më e ngadaltë prandaj dhe mjekët këshillojnë që të bëhet sa më shumë banjo dielli.

Më poshtë do t’ju listojmë shqetësimet që sjell mungesa e kalciumit…

Problemet në organizëm:
  • Ndjesi sikur po ju shpojnë më gjilpëra, dridhje të muskujve, mpirje, halucinacione, konfuzion, etj
  • Dhimbje e theksuar kockash
  • Dhimbje muskujsh
  • Luhatje humori
  • Probleme me gjumin.
  • Thonjë të dobët dhe të brishtë
  • Flokë të dobët
  • Lëkurë të brishtë dhe të zbehtë
  • Dhimbje dhëmbësh

Sipas dietologëve duhet të konsumoni sa më shumë ushqime që e përmbajnë këtë mineral që të keni sasinë e kalciumit që ju nevojitet.

Ushqimet që duhet t’i konsumoni:
  • Qumështi dhe nënproduktet e tij
  • Vezët
  • Peshku dhe frutat e detit
  • Frutat e thata
  • Soja
  • Sallatërat: Spinaqi, brokoli, lakra, rrepa, etj.
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. AcceptMë shumë