Si të përgatisni Nutella në kushte shtëpie?

0 84
Përbërësit:
  • 250gr ricotta ose gjizë e freskët pa kripë
  • 3 lugë gjelle mjaltë
  • 70gr. lajthi të pjekura, të grira pluhur
  • 2 lugë gjelle kakao e zezë
Përgatitja:

Fillimisht ricotta ose gjiza pa kripë kalohet në një sitë, për të përftuar kremozitet maksimal, pastaj hidhet në një tas, ku sipas radhës shtohen, mjalti, kakaoja dhe lajthitë e pjekura, të grira imët. Të gjitha rrihen me pajisjen përkatëse të kuzhinës, derisa të shkrihen tërësisht me njëra-tjetrën.

Masa e përftuar është një krem i mrekullueshëm për të lyer bukën, ideale për mëngjesin e fëmijëve tuaj. Kremi i kakaos mund të përdoret gjithashtu për mbushje tortash apo “cheesecake”-ësh. Ai mund të ruhet deri në katër ditë në frigorifer.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...