Si t’i largojmë depozitat e kolesterolit rreth syve?

0 149

Depozitat e kolesterolit rreth syve janë një shenjë e kolesterolit të lartë. Kjo ndryshe njihet me emrin anthelasma.

Janë të padëshiruara në pamje, marrin ngjyrë në të verdhë dhe kanë madhësi dhe forma të ndryshme. Edhe pse këto depozita mund të hiqen në mënyrë kirurgjikalë, në disa raste nuk është e rekomanduar, sidomos kur është shumë afër syrit.

Depozitat e kolesterolit rrotull syve mund t’i shfaqen cdo njeriu, por janë më të shpeshta tek personat që kanë probleme me kolesterolin e lartë në gjak. Disa shkaqe të tjera janë diabeti, cirroza biliare primare, çrregullimet metabolike etj. Këto situate cojnë në rritje të nivelit të yndyrave në gjak dhe kontribuojnë në depozitat e koleserolit rrotull syve.

Ja disa nga metodat shtëpiake:
Vaj kastori

Pasi në këtë vaj është gjetur një lloj acidi i cili redukton pamjen e kolesterolit rrotull syve. Zhysni një pambuk në vaj kastori (vetëm me cold press) dhe aplikojeni në zonën e prekur. Pastaj masazhojeni mirë dhe lëreni tërë natën zonën të pashpëlarë nga vaji. Në mëngjes, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Uthulla e mollës

Ka treguar rezultate në reduktimin e kolesterolit, dhe mban poshtë nivelet e kolesterolit të keq ose LDL. Zhysni një copë pambuk dhe aplikojeni mbi zonën e prekur, disa herë në ditë, pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.

Farat fenugreek

I zhyni në ujë natën dhe e pini lëngun në mëngjes në stomak bosh. Ndihmon në reduktimin e kolesterolit. Gjithashtu edhe këtë lëng, me anë të një pambuku, mund ta aplikoni mbi zonën e prekur.

Qepët

Lëngu i nxjerrë nga qepa, përzihet me pak kripë dhe me një leckë të pastër, para gjumit aplikohet në zonën e prekur, lihet natën ose masazhohet ose thjesht ujin e qepës mbajeni natën dhe shpelajeni të nesërmen.

Lëkura e bananes

Vendoset sipër zonës së infektuar cdo natë para gjumit.

Lëng portokalli

Ulë kolesterolin e keq, kështu që pini disa herë në ditë

Hani bajame ose arra (3 të tilla).
Konsumoni më shumë fruta perime dhe reduktojeni mishin.
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...