Si t’i mbani femrat e tjera larg të dashurit tuaj?

Duhet të keni mjaftueshëm besim te partneri juaj për ta ditur se ai nuk do t’ju tradhtojë kurrë. Sigurisht, ndonjëherë femrat përpiqen t’i tejkalojnë kufijtë e tyre dhe përsa kohë që kjo ju bën të ndiheni keq, ja disa mënyra për të mbrojtur territorin tuaj nga femrat e tjera që mund t’i afrohen të dashurit tuaj.

Mbrojeni territorin tuaj me këto mënyra:
  • Ndryshoni statusin e lidhjes suaj në Facebook

Shumica e njerëzve kërkojnë në Facebook për djalin që i pëlqen, kështu që nëse ndonjë vajzë kërkon të hidhet në sulm për mashkullin tuaj, sigurohuni që ai të jetë renditur si i dashuri juaj në rrjetet sociale në mënyrë që ato të qëndrojnë larg tij.

  • Postoni foto si çift në rrjetet sociale

Bëjeni të qartë që ju dhe i dashuri juaj jeni bashkë duke postuar foto të adhurueshme të të dyve bashkë. Mos e teproni, thjesht postoni një foto në kaq kohë.

  • Qëndroni krah tij kur jeni në ndonjë mbledhi me shoqëri

Nëse aty rrotull ka femra që po përpiqen t’i afrohen të dashurit tuaj, qëndroni krah tij mjaftueshëm sa t’i lini atyre të kuptojnë se ai është ‘i zënë’.

  • Putheni në publik

Nëse shihni një femër që ia ka ngulur sytë partnerit tuaj, ajo çfarë duhet të bëni është t’i afroheni për t’i dhënë një puthje të shpejtë. Kjo do e bëjë të qartë se ai është me ty.

  • Shkëmbeni unaza

Disa meshkuj i urrejnë bizhutë por duhet ta bindni atë të mbajë unazën. Do të jetë njësoj si me atë të martesës dhe kjo është një hile që vlen për të mbajtur larg femrat e tjera.

  • Lini sende tuaja në shtëpinë e tij

Nëse ndonjëra nga mikeshat e tij do ta vizitojë në shtëpi, do të shohë sytjenat e tua dhe do të mendojë se gjërat janë serioze mes jush.

  • Ndryshoni pamjen në telefonin e tij

Nëse ai ju jep leje të ndryshoni pamjen e parë të telefonit të tij, atëherë vendosni aty një foto tuajën. Kështu, çdo femër që do ta shohë atë kur të kontrollojë telefonin e tij, do të shohë edhe fytyrën tuaj në ekran.

  • Quajeni atë të dashurin tuaj, në sytë e të tjerëve

Kur ju e prezantoni partnerin tuaj, sigurohuni ta quani atë të dashurin tuaj, që të gjithë ta kuptojnë se ju jeni bashkë.

  • Kërkojini atij të mbajë çantën tuaj

Nëse një mashkull është duke mbajtur një çantë gruaje, atëherë kuptohet se ai është në një lidhje. Kështu asnjëra s’do t’i afrohet!

  • Visheni xhaketën e tij

Nëse keni ftohtë, kërkojini atij të hidhni krahëve xhaketën e tij.

  • Jepuani vajzave atë ‘shikimin‘

Nëse një femër tregohet më miqësore seç duhet me partnerin tuaj, jepini një shikim të tillë.

  • Vishni rroba të kombinuara

Kjo mund të konsiderohet si një çmenduri, pasi shumë çifte nuk e mendojnë dot të ecin rrugëve me të njëjtat veshje. Por ia vlen të eksperimentoni ndonjëherë.

  • Uluni pranë tij

Kur jeni jashtë nuk keni pse t’i uleni në prehër partnerit, mjafton t’i rrini afër për t’i lënë të tjerave të kuptojnë se ju jeni bashkë.

  • Porosisni ushqimin e tij

Nëse dëshironi që kamerierja t’ia heqë sytë partnerit tuaj, porositeni ju ushqimin për të. Epo tashmë e dini se çfarë ha ai.

  • Besojini atij

Ju nuk do të jeni gjithmonë në krah të tij. Ja pse, në fund të ditës, ju duhet thjesht t’i besoni atij.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

E vendosi prezervativin në frigorifer, zbuloi diçka që çdo femrës do t’i nevojitet!

Rastet kur fjetja në pozicion të gabuar dëmton shpinën