Si t’i shëroni fluskat e këmbës brenda nate

0 146

Fluskat e këmbëve janë ndër problemet më të zakonshme të cilat shkaktohen nga këpucët e këqija, djersitja e këmbëve, etj., por që fatmirësisht mund të shërohen brenda nate.

Paraprakisht duhet të keni parasysh se nëse fluska është e vogël, mënyra më e mirë për ta shëruar është duke mos e prekur. Mjafton t’i ndërroni këpucët, ta trajtoni lëkurën rreth flluskës me alkool apo peroksid dhe ta lini ashtu.

Kësisoj, flluska do të zhduket brenda dite apo më së largu brenda dy dite.

Por, nëse flluska është e madhe, shpojeni atë në fund dhe shtrydhni lëngun që del nga fluska. Mos e preni lëkurën! Pasi të ketë dalë i tërë lëngu, trajtojeni lëkurën me antiseptik.

Përveç kësaj mënyre, ekziston edhe një mënyrë e thjeshtë për ta larguar edhe më shpejt flluskën: METODA ME KRIPË!

Kombinoni një lugë gjelle kripë me një litër ujë të vluar. Pas këtij procesi, pastroni këmbët me përzierjen e fituar ose thjesht zhytni këmbët aty për disa minuta dhe rezultatet do të jenë të shpejta.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...