Speci jeshil, aleati më i mirë për forcimin e imunitetit dhe shëndetin e zemrës!

0 119

Speci jeshil është i njohur për përfitimet medicinale që ofron, të tilla si nxitjen e sistemit imunitar, aftësinë për të përmirësuar shëndetin e zemrës, lehtësimin e dhimbjeve etj.

1. Nxit sistemin imunitar

Specat jeshil përmbajnë më shumë vitaminë C se gjithë frutat dhe perimet e tjera, duke përfshirë këtu dhe portokallin. Sipas një studimi të vitit 2015, u arrit në përfundimin se specat jeshil i japin sistemit imunitar një shtytje natyrore falë antioksidantëve të fuqishëm që përmbajnë. Bëhet fjalë për një antioksidant të veçantë, carotene, që lufton sëmundjet si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

2. Përmirëson shëndetin e zemrës

Përfitimet e specave jeshil përfshijnë aftësinë për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe për të zvogëluar kolesterolin. Specat përmbajnë capsaicin, një përbërës që stimulon funksionet e zemrës. Capsaicin punon në uljen e niveleve të kolesterolit duke ulur akumulimin e kolesterolit në trup. Kjo parandalon rrjedhjen e gjakut në zemër.

3. Lehtëson dhimbjet

Falë capsaicin-ës që përmbajnë, përfitimet specave jeshil përfshijnë aftësinë për të lehtësuar dhimbjet që lidhen me osteoartritin, artritin reumatoid dhe fibromyalgia.

Sipas një studimi të vitit 2010, kremërat që përmbanin ​​kapsaicinë ulën dhimbjen tek 50% e pacientëve që e përdorën atë.

4. Qetëson herpesin

Specat jeshil ndihmojnë në lehtësimin e herpesit. Kapsaicina është aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave si një formë e sigurt dhe efektive e lehtësimit të herpesit.

5. Ju freskon

Kur trupi tejnxehet dhe e kalon temperaturën e tij normale, capsaicina ndihmon trupin të përshtatet me klimat e nxehtë duke ulur temperaturën e trupit.
Kjo ndodh sepse capsaicina shkakton një metodë natyrore të ftohjes, duke dërguar mesazhe në tru. Falë këtyre mesazheve, përfitimet e specave jeshil përfshijnë aftësinë për të nxitur djersën.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...