Studimi amerikan: Ja sëmundjet që parandalon synetllëku

Mjekët pediatër amerikanë po shqyrtojnë nëse duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre lidhur me synetllëkun tek djemtë e porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes), si rezultat i përfitimeve që lidhen me procedurën e rritjes.

Gjetjet nga 3 gjykime të rastësishme të botuara që nga viti 2005 i kanë dhënë shtysë organeve profesionale si Akademia Amerikane e Pediatri-së në mënyrë që të rishikojnë rekomandimet, shkruajtën ekspert-ët në një revistë kryesore (Arch Ped Adol Med2010; 164: 78-84).

Të tre gjykimet gjetën se synetllëku zvogëlon shkallën e disa sëmundjeve të meshkujve, duke përfshirë edhe virusin e mungesës së imunitet-it njerëzor HIV (human immunodeficiency virus), virusin herpes simplex i tipit 2 (i cili shkakton herpes gjenital) dhe virusi i papilomes së njeriut (i cili shkakton lythat gjenitale). Përvetësimi i HIV ishte ulur me të paktën 53%, virusi herpes simplex i tipit 2 (HSV-2) ishte ulur me të paktën 28%, dhe prevalenva e virusit të papilmë-s humane (HPV-Human Papilloma Virus) ishte ulur me 32% tek burra, thanë ata.

Përveç kësaj, një studim gjeti se partneret femra të meshkujve të bërë synet kishin 40% më pak të ngjarë që të kishin virginitis bakterial (një gjendje që përfshin një çekuilibër dhe një rritje të jashtëzakonshme të baktereve të vlerësuara të dëmshme).

Rrethprerja (synetllëku) në fëmijëri ndikon në reduktimin e rrezikut të kancer-it të prostatës tek meshkujt në 15%, sipas kërkimit të SHBA-së për debatimin mbi meritën e procedurës.

Autorët sugjerojnë që rrethprerja mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve nëpërmjet kontaktit, siç është HIV (human immunodeficiency virus), si dhe ul mundësinë e infeksionit dhe inflamacionit në prostatë, gjë që mund të luajë një rol në shkaktimin e kancerit.

Studimi i tyre diagnostikoi 1700 meshkuj me kancerin e prostatës ndërmjet viteve 1993-1996 dhe 2002-2005, si dhe një numër të ngjashëm të kontrolleve të shëndetshme që nuk kishin patur kancerin e prostatës. Pjesa më e madhe e meshkujve në grupin e kontrollit (që kishin patur kancerin e prostatës) ishin prerë (71.5%) krahasuar me meshkujt në grup që kishin patur kancerin e prostatës (68.8%).

“Ne kemi gjetur një zvogëlim 15% në rrezikun relativ të kancerit të prostatës të meshkujve të bërë synet para marrëdhënies së parë intime të tyre, duke sugjeruar një mekanizëm biologjikisht bindës nëpërmjet të cilit mund të ulet rreziku”, thanë autorët.

Infeksionet ishin vlerësuar që të jenë shkaku i 17% të kancerave në të gjithë botën, thanë ata, dhe aty kishte edhe dëshmi në rritje për të mbështetur origjinën e kancerit të prostatës.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Lëkura e mollës, ideale si parfum dollapesh ose pastrues enësh

8 gjëra që ndodhin gjatë aktit intim, të cilat janë të sikletshme