Substanca e shtuar në vajin e patateve të skuqura stimulon rritjen e flokëve!

Shkencëtarët kanë zbuluar që një substancë të cilën zinxhirët global të ushqimit të shpejtë McDonalds ia shtojnë vajit gjatë përgatitjes së patateve të skuqura, stimulon rritjen e flokëve.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Biomaterials”, studiuesit në Universitetin Kombëtar Yokohama të Japonisë, kanë zbuluar që substanca kimike “dimetilpolisiloksan” e cila i shtohet vajit gjatë përgatitjes së patateve të skuqura, ndihmon prodhimin e folikujve të flokëve.

Studiuesit, duke përdorur këtë substancë kimike, me një herë të vetme arritën të rrisin mijëra folikuj të flokëve e pastaj këto i vendosën në shpinat e minjve pa qime. Pas eksperimentit, në shpinat e minjve është vërejtur rritje e numrit të qimeve.

Prof. Junji Fukuda, udhëheqësi i ekipit studiues, në deklaratën e tij tha se me këtë metodë të thjeshtë me një herë të vetme janë prodhuar shumë folikuj të flokëve dhe shtoi se kjo metodë mund të përdoret sidomos në trajtimin e rënies së flokëve te meshkujt.

Aktualisht, në kushte laboratorike me një herë të vetme mund të prodhohen një numër i madh i folikujve.

Ndryshe, “dimetilpolisiloksan” përdoret për mosgurgullimin e vajit gjatë përgatitjes së patateve të skuqura.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Nëse keni ftohtë gjatë gjithë kohës mund të vuani nga këto 6 sëmundje!

Shërojini mushkëritë natyralisht, duke përdorur çajin e kësaj bime!