Supë me vezë dhe limon

Supa me oriz, vezë dhe limon, aq e njohur nga të gjithë shqiptarët, në të vërtetë ka origjinë greke. Emri i saj origjinal është Avgolemono e cila do të thotë pikërisht vezë dhe limon.

Përbërësit:
  • 2 gjokse pule me lekurë (500-600gr)
  • 1 qepë, e ndarë në 4 pjesë
  • 1 karrote, e ndarë ne 2 pjesë
  • 1 degë selino, e ndarë ne 2 pjesë
  • 1.5 liter uje te ftohtë
  • 1 filxhan çaji oriz kokër rrumbullakët
  • 2 vezë
  • gjalp
  • kripë
  • lëng limoni sipas dëshirës
  • piper/majdanoz të fresket të grirë hollë
Përgatitja:

Si fillim përgatisim lëngun e pulës duke vendosur në tenxhere gjokset e pulës, ujin, qepën, karrotën, selinon dhe kripën. Kur të kenë marrë valë, heqim shkumën që formohet në sipërfaqe dhe vazhdojmë gatimin në zjarr të avashtë per 30-45 minuta. Heqim gjokset e pulës nga zjarri dhe i lëmë në një anë që të ftohen.

Eliminojmë edhe perimet dhe në lëngun e pules shtojmë orizin të cilin e ziejmë për rreth 20 minuta, apo derisa të zbutet. E heqim nga zjarri duke i shtuar mishin e pules të prere në copa te vogla.

Në nje tas të madh rrahim vezët me pak kripë dhe i hollojmë me 1 gotë të madhe ujë të ftohtë duke i përzierë shumë- mirë. Ja shtojme këtë përbërje supës të cilën e kemi vendosur në zjarr të avashtë duke e përzierë për 2-3 minuta.

Në momentin e servirjes e spërkasim me pak gjalpë të shkrirë në sipërfaqe dhe me majdanoz të freskët të grirë hollë (nese ja servirim femijeve) ose piper të zi të sapo bluar. Sipas dëshires i shtojmë edhe lëng limoni të saposhtrydhur.

Ju bëftë mirë!

po ngarkohet...

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Speci jeshil, aleati më i mirë për forcimin e imunitetit dhe shëndetin e zemrës!

Çdo shtatzëni e re është ‘ilaç magjik’ për shëndetin e gruas!