Të gjithë pacientët me kancer kanë nivel të lartë pH acid. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të kontrolluar balancën e pH!

Që trupi të funksionojë në mënyrë optimale duhet të jetë paksa alkakin. Sepse në një mjedis të tillë qelizat, reaksionet kimike, sistemi imunitar dhe baktere të tjera të dobishme për ne do funksionojnë më mirë.

Nga ana tjetër në një mjedis acid, të gjitha sistemet dështojnë në atë që supozohet të bëjnë.

Dr. Otto H. Warburg thotë se shkaku kryesor i zhvillimit të kancerit është mungesa e oksigjenit. Ai zbuloi gjithashtu se qelizat e kancerit janë anaerobe (nuk marrin oksigjen) dhe nuk mund të mbijetojnë në prani të niveleve të larta të oksigjenit. Qelizat kanë një kërkesë absolute për oksigjen, por qelizat kancerogjene mund të jetojnë edhe pa të.

Dieta jonë luan një rol jetik në ruajtjen e niveleve të duhur të pH në trup. Balanca pH është ekuilibri i acidit dhe i alkalit në të gjitha lëngjet dhe qelizat e trupit tuaj. PH i tepruar acidik, mund të çojë në shumë probleme të rënda shëndetësore të tilla si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, osteoporoza dhe urthi.

Nëse trupi juaj mbetet në gjendje acidike për një periudhë të gjatë kohore, ai mund të plaket në mënyrë të përshpejtuar. Prandaj, ruajtja e balancës së pH është një nga mjetet e rëndësishme për të mbajtur në mënyrë optimale shëndetin.

Shkenca ka treguar se kur niveli i pH në trup bëhet shumë acid, shfaqet një çrregullim që quhet acidosis dhe mund të shkaktojë sëmundje si:

  • Imunitet i dobët
  • Plakje e parakohëshme
  • Osteoporozë, fraktura në kocka
  • Thumbje nyjesh, dhimbje muskujsh
  • Energji e ulët dhe lodhje e përhershme
  • Ndryshime në humor
  • Obezitet, metabolizëm i ngadaltë dhe pamundësi për të rënë nga pesha.
  • Inflamacion kronik
  • Presion i lartë gjaku
  • Diabet
  • Probleme me veshkat
Si ta kontrolloni nivelin e pH në trup:

Fatmirësisht ka një mënyrë të thjeshtë për të testuar nivelet e pH tuaj në shtëpi. E vetmja gjë që duhet të bëni është të blini në farmaci një test pH.

Testi rekomandohet të bëhet herët sapo të zgjoheni në mëngjes. Ideale do ishte që urina juaj të ketë nivel pH që varion nga 6.5 në 7.5.

pH i pështymës duhet të jetë e ngjashme me të urinës. Dy orë pasi të keni konsumuar ushqim është koha e duhur për të matur pH e pështymës.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Cilat janë arsyet pse keni gjakderdhje para ciklit menstrual, çfarë tregon kjo gjë për shëndetin e një femre?

Çfarë i ndodh trupit dhe flokëve tuaja kur flini me flokë të lagur?