Të kruarat ‘atje poshtë’ gjatë ciklit tregojnë për një problem serioz!

0 279

Bashkë me ngërçet, fryrjen, dhembjen në stomak dhe ndryshimet e shpeshta të humorit të pakëndshëm gjatë “atyre ditëve” mund të shtohen edhe të kruarat atje poshtë të cilat thjesht nuk mund t’i ndalni.

Tingëllon gjë e njohur?

Nëse keni menduar që ai është problem i cili ju mundon vetëm juve – gaboheni.

Në të vërtetë kjo është njëra ndër efektet anësore tipike menstruale të cilat shfaqen nga disa shkaqe.

Njëra ndër to, njëkohësisht edhe më e thjeshta, është që irritimin e shkakton gjaku i vjetër, i cili në menstruacionet e kaluara nuk ka rrjedhur.

Nga ana tjetër, mund të jetë fjala edhe për ndonjë infeksion serioz.

“Gjatë ciklit ekzistojnë shanse të mëdha për inflamacione të llojllojshme, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë të kruara”, thotë gjinekologu Suzan Fenske për “Women’s Health”.

Kjo simptomë mund të jetë shenjë e infeksionit kërpudhor dhe baktereve, andaj më mirë është që menjëherë të kontrolloheni te mjeku.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...