Do të mbeteni të habitur kur t’i dëgjoni problemet që shkaktohen nga reçipetat

0 180

Reçipetat nuk janë të rehatshme dhe që të gjitha femrat e dinë këtë. Reçipetat janë të bëra me ose pa tela, nga materiale dhe dimensione të ndryshme. Por studimet e fundit kanë treguar se mund të jenë shumë të dëmshme.

Sigurisht nuk ka gjë më të mirë se sa të shkosh në shtëpi pas një ditë të gjatë dhe t’i heqësh reçipetat. Femrat janë të sigurta që reçipetat i bëjnë të duken më të reja dhe parandalon varjen e gjoksit si dhe largojnë dhimbjen e kurrizit. Por sipas studimeve të fundit, reçipetat nuk janë të nevojshme por janë shumë të dëmshme.

Kur i vishni reçipetat nuk e lejoni gjoksin tuaj të rritet aq sa duhet.

Shkencëtarët po bëjnë të pamundurën për t‘i nxitur femrat që t‘i eleminojnë reçipetat nga garderoba.

Reçipetat, e sidomos kur nuk përdoren të duhurat mund të shkaktojnë jo vetëm rënie të gjoksit por edhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Një palë reçipeta që shtypin gjirin tuaj për ta bërë atë të duket më seksi në fakt janë tmerrësisht të dëmshme. Kjo ju bën jo komode dhe vështirëson rrjedhën e gjakut.

Janë të ndaluara rreptësisht kur të shkoni në shtrat për të fjetur. Mos e përsërisni më këtë gabim pasi: reduktohet qarkullimi i gjakut, shkakton hiperpigmentimi, djersitje dhe irritim të lëkurës, bllokim limfatik, nuk mund të pushoni si duhet, rriten shanset për kancer në gji etj.

Jean-Denis Rouillon ka kryer një studim 15-vjeçar mbi efektin e reçipetave mbi 330 gra të moshës 18 deri në 35 vjeçe. Ekipi i tij i studiuesve ka gjetur se gratë që nuk veshin reçipeta kanë gjoks më të ngritur me rreth 1 cm.

Kjo veshje në dukje thelbësore për femrat pengon qarkullimin e gjakut dhe tendos indet në këtë zonë të trupit. Nga ana mjekësore, fiziologjike dhe anatomike, gjinjtë nuk përfitojnë asgjë prej reçipetave.

Pas këtij artikulli, a do të mendoheni dy herë nesër para se t’i vishni reçipetat?
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...