Toniku që vret infeksionet në organizëm

0 110

Toniku për pastrim në fakt është antibiotik, i cili shkatërron pak nga bakteret pozitive dhe ato negative. Po ashtu është formulë kundër viruseve dhe kërpudhave, shton qarkullimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit. Ky tonik u ka ndihmuar shumë personave që të shërohen nga viruse të ndryshme, baktere, kërpudha dhe parazitë.

Forca e tij nuk bën të nënvlerësohet. Mund të shërojë shumicën e sëmundjeve dhe gjendjeve kronike. Nxit qarkullimin maksimal të gjakut, derisa e pastron atë. Fshehtësia është në kombinimin e përbërësve të freskët natyralë.

Me një përmbledhje, ky tonik është efikas në shërimin e të gjitha sëmundjeve, me sukses e forcon sistemin imun, ndikon kundër baktereve, viruseve, kërpudhave. Ndihmon edhe te infeksionet më të vështira.

Receta e këtij toniku çudibërës

Do të ishte mirë të mbani doreza gjatë përgatitjes, sidomos kur keni të bëni me specat pikantë. Aroma e tonikut është shumë e fortë, kujdes, mund t’jua nxitë sinuset.

Përbërësit:
  • Rreth 7 dl uthull molle (le të jetë organike)
  • ¼ e gotës hudhër të copëtuar imët
  • ¼ e gotës qepë të copëtuar imët
  • 2 speca më pikantë të freskët, të imtësuar
  • ¼ e gotës xhenxhefil të grirë
  • 2 lugë rrikë të grirë
  • 2 lugë kurkumë pluhur
Përgatitja:

Përziejini në një enë të gjithë përbërësit, përpos uthullës. I hidhni në një kavanoz prej një litrës. Në kavanoz shtojeni uthullën e mollës deri në majë të kavanozit (2/3 e kavanozit le të jenë përbërës të thatë, e deri në majë hidhni uthull). E mbyllni dhe e shkundni. Kavanozin e lini në një vend të thatë e të ftohtë për 2 javë. Për çdo ditë e përzieni. Pas 14 ditësh e kulloni. Pjesën e mbetur të përbërëve të thatë mund ta përdorni në zierje në kuzhinë. Lëngu i fituar është toniku juaj.

Këshillë: Hani një rriskë dardhë apo portokall, pas tonikut. E hidhni tonikun në gojë, e përtypni. Mos e tretni me ujë, sepse efektin nuk do ta ketë aq të ftohtë.

Për forcim të imunitetit dhe ftohjes pini 1 lugë çdo ditë. Ngadalë rriteni dozën derisa të pini 1 gotë të vogël.

Nëse luftoni kundër ndonjë sëmundjeje të rëndë apo infeksionit, tonikun e merrni 5-6 herë në ditë nga 1 lugë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...