Truket e vogla që ÇORAPET e najlonit KURRË të mos ju SHQYHEN! (video)

0 471

Çdo femre kush e di se sa herë i janë shqyer tërësisht çorapet e reja. Në vijim po ju japim disa truke se si t’ju rrinë çorapet e najlonit të rrëshqitshme, ndërkaq të mos këputet asnjë fije e vetme.

Vetëm duhet t’i ndiqni këto veprime:

Para mbathjes lyeni me losion të duarve këmbët dhe shputat, në mënyrë që të jenë të lëmuara dhe të mos i dëmtojnë çorapet e najlonit.

Nga dora hiqni tërë stolitë, por edhe orën, në mënyrë që çorapet të mos kapen dhe të mos shqepen, transmeton Telegrafi.

Mbështillini çorapet nga pjesa e brekëve në drejtim të gishtave në mënyrë që më lehtë t’i mbathni në këmbë, secilën veç e veç.

Mos u ngutni, ngadalë vishini nga lart, në mënyrë që të mos pëlcasin.

Me duar kaloni mbi këmbë dhe shikoni në mos janë mbetur diku të çlirëta.

Para mbathjes, kontrollojeni brendësinë e këpucës a është e lëmuar. /Telegrafi/

Gjithashtu mund të lexoni

Po ngarkohet...