Ushqimet që ndikojnë në gjatësinë e fëmijëve!

0 275

Ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu, duke filluar nga gjenet, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, ushqyerja etj. Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet më të mira që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave:

Vezët: Një tjetër burim i proteinave që duhet ta shtoni në dietën ushqimore është veza. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12.

Mishi i pulës: Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.

Produktet e qumështit: Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Peshku: Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave. Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave.

Banania: Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikë, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...