Ushqimet më të mira për sindromin e vezoreve policistike!

0 290

Sindromi i vezorëve policistike është sëmundja më e shpeshtë hormonale tek femrat dhe shkaktari më i shpeshtë i stagnimit të ovulimit. Emërtimi vjen nga dukja e vezorës në të cilën ndodhen një numër i madh cistash. Përveç kësaj, vezorët zakonisht janë dyfish më të mëdha se ato normale, sipërfaqe të tendosura ngjyrë hiri në të bardhë nën të cilën gjenden cista në madhësi 5-15 mm. Vlerësohet që 5 gjer në 10% të grave në periudhën pjellore vuajnë nga kjo sëmundje.

Cilat janë simptomet e vezorëve policistik?

Simptomet të cilat tregojnë për praninë e vezorëve policistik janë:
– numri i zvogëluar i menstruacioneve apo mungesa e tyre
– mbledhja e indeve yndyrore në zonën e stomakut (i ashtuquajturi tip trashësie mashkullore)
– shtimi i qimeve
– aknet
– rënia e flokëve
– lëkura e yndyrshme
– trashësia

Më poshtë po ju sjellim disa ushqime të rekomanduara nga nutricionistja Diola të cilat ndihmojnë në menjanimin e këtij sindromi:

  1. Kanella ose cimeti – Shkencetarët nga Columbia University kanë zbuluar se kanella ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual tek femrat me PCOS.
  2. Farat e linit – Ndihmojne femrat me PCOS pasi ulin nivelin e androgjeneve.
  3. Çaji i mentës – Ka gjithashtu vecori anti-androgjene.
  4. Uthulla e mollës – Mbi të gjitha permireson nivelin e sheqerit në gjak.
  5. Farat fenugreek
  6. Omega 3 (vaji i peshkut ose i melcise se merlucit) stabilizon nivelin e insulines dhe ul nivelin e androgjeneve.
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...