Ushqimi që shkatërron gjëndrat tiroide: Kjo sëmundje po përhapet si epidemi!

0 225

Sëmundja e gjëndrave tiroide është një ndër problemet më të shpeshta shëndetësore. Femrat janë më të rrezikuara sesa meshkujt, sidomos pas lindjes apo gjatë menopauzës. Duhet ta dini se edhe ushqime të caktuara mund të ndikojnë në gjëndrat tiroide.

Për shëndet më të mirë të gjëndrave tiroide,shmangni këto ushqime.

Glutenin

Shumica e problemeve me gjëndrat tiroide shkaktohen nga sëmundjet autoimune. Kjo do të thotë se sistemi imun prodhon antitrupa që dëmtojnë gjëndrat tiroide. Gluteni është nxitës i sëmundjeve autoimune te njerëzit të ndjeshëm gjenetikisht. Gluteni shkakton inflamacione në trup, e te disa persona shkakton sistemin imun që të prodhojë antitrupa që sulmojnë organet ose indet. Glutenin e hasim në grurë, oriz, elb.

Sheqeri

Tashmë dihet se sheqeri ndikon keq në shëndet, e njëherësh ndikon dëmshëm edhe te gjëndrat tiroide. Kjo ndodh shkaku i efektit destruktiv që sheqeri ka në sistemin imun. Rrit inflamacionet në trupin e njeriut dhe përkeqëson sëmundjet autoimune. Sheqeri nxit rritjen e të gjitha llojeve të patogjeneve të dëmshëm në stomak, duke nxitur infeksionin e zorrëve.

Vajrat industriale

Është fjala për vajrat bimore si vaji i misrit, lulediellit, sojës, farave të rrushit. Këto vajra kanë vlerë të lartë si yndyra jo të ngopura. Trupi i njeriut kërkon këtë lloj të yndyrave, por problemi me këto vajra është se disa yndyra të ndjeshme mund të dëmtohen. Nëse këto vajra përdoren në zierje, shkaktojnë edhe më shumë dëme. Yndyrat e tilla shkaktojnë inflamacione në trup, sepse veprojnë si radikale të lira dhe shkaktojnë dëmtimin e indeve. Yndyrat e shëndetshme janë ato në vajin e ullirit, avokado, arra, kokosit si dhe në yndyrat e peshkut.

Prodhimet e qumështit

Prodhimet e qumështit poashtu krijojnë shumë inflamacione në trup. Shumica e njerëzve mendojnë se ato vështirë treten dhe se janë shkaktarë i sindromës së zorrëve të irrituara, fryrjeve dhe refluksit. Këto ushqime poashtu mund të nxitin rritjen e mikrobeve në sistemin tretës. Proteina në prodhimet e qumështit, kafeina, te shumë njerëz përkeqëson sëmundjet autoimune sikurse edhe luteni.

Perimet me gjethe të gjelbër

Në familjen e këtyre perimeve janë lakra, brokoli, lakra jeshile, lulelakra dhe llojet e ndryshme. Këto perime janë të shëndetshme, por nuk duhet tepruar me konsumimin e tyre në gjendje të papërpunuar. Këto perime përmbajnë substanca që quhen goitrogene. Janë substanca që mund të ndalojnë absorbimin e jodit nga ana e gjëndrave tiroide. Jodi është komponent në prodhimin e hormoneve tiroide dhe nëse nuk ka jod të mjaftueshëm në ushqime, thjesht nuk do të mund të prodhojnë hormone të mjaftueshme të gjëndrave tiroide.

Soja

Edhe pse kishte ekzistuar bindja se soja është e shëndetshme, tashmë ka gjithnjë e më shumë arsye përse duhet shmangur. Ndoshta për faktin se shumë lloje të sojës vijnë përmes farave të modifikuara. Poashtu, soja është e lehtë për tretje, por përmban sasi të madhe me proteina, trupi i njeriut absorbon sasi shumë të vogël me proteina shkaku i enzimave parandaluese që gjenden në sojë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...