Vajza u gjend zgjidhja, kjo maskë largon plotësisht yndyrën nga fytyra

0 67

Keni fytyrë të yndyrshme dhe me puçrra por nuk dini çfarë të bëni. Ekspertët kanë deklaruar se mund t’ju vijnë në ndihmë maskat natyrale.

Një ndër maskat që jep efekte më të larta është ajo me kastravec dhe mente. Ka disa mënyra për të bërë një maskë me kastravec, nga më të thjeshtat deri më komplekset.

Maska me kastravec ju ndihmon për të luftuar kundër puçrrave dhe është e nevojshme për fytyrat me yndyrë. Ajo gjithashtu heq qeskat poshtë syve dhe rrathët e errët të syve.

Përbërësit:

– 1 lugë çaji mente
– 1 lugë çaji lëng limoni
– ½ kastravec
– 1 vezë

Përgatitja:

Hidhni në mikser kastravecin dhe menten. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe vezën.

Përbërjen e përftuar vendoseni në frigorifer për rreth 10-15 minuta. Nxirreni nga frigoriferi dhe aplikojeni në fytyrë duke e lënë të veprojë për 15 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Kjo maskë që përmendëm më lart është shumë praktike dhe e thjeshtë, ju ndihmon që të largoni yndyrën, e rrjedhimisht edhe puçrrat dhe ju jep shkëlqim në fytyrë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...