Xhinset, sytjenat dhe brekët: Sa gjatë mundeni VËRTET t’i mbani veshur pa I LARË

0 536

Shpesh ndodh që një rrobë e lajmë shumë shpesh, ndërkaq tjetrën shumë rrallë. Asnjëri opsion nuk është i mirë.

Më së miri është të gjendet mesatarja, përkatësisht koha optimale e bartjes, ndërkaq çdo rrobë ka afatin e tolerancës së kohës së larjes.

Për shembull, mos i bartni sytjenat më shumë se tri apo katër ditë, pizhamet lani pas dy apo tri, ndërkaq pantallonat pas çdo tri apo katër veshjeve.

Çorapet dhe brekët patjetër duhet t’i ndërrojmë çdo ditë, për shkaqe të njohura. Njësoj vlen edhe për veshjet sportive, mirëpo shpesh bëjmë gabim edhe me këpucët.

Atletet dhe këpucët duhet t’i lëmë një ditë në dollap, domethënë t’u japim pushim. Veç kësaj, pushim u duhet edhe shputave tuaja.

Bartja e këpucëve të njëjta çdo ditë u bën presion të njëjtave pika në shputa, ndërkaq pasojat mund të jenë deformime serioze.

Ja lista e gjërave dhe e periudhës kohore sesa bën t’i bartni:

  • Sytjenat: tri deri katër bartje
  • Brekët: një bartje.
  • Çorapet: një bartje
  • Veshjet sportive dhe rrobat e banjës: një bartje
  • Xhinset: rekomandohet larja pas pesë deri në gjashtë bartje
  • Fustanet: një deri në dy bartje
  • Kanotiera (fanellat): një deri në dy bartje
  • Getet: Një deri në dy bartje
  • Pantallonat dhe fundet: tri deri në katër bartje
  • Palltot: një herë në dy muaj bartjeje
  • Pizhamet: tri deri në katër bartjeje

Gjithashtu mund të lexoni

Po ngarkohet...