Zbulohet misteri çka ndodh me ju derisa flini gjatë operacionit: Anesteziologu i zbulon detajet!

0 377

Operacione të shumta bëhen në pacientë çdo vit, mirëpo pakkush njeh procesin e ndërlikuar të vënies në gjumë me anestezion.

Puna e anesteziologut është që të shlyejë vetëdijen tuaj, të eliminojë dhembjen dhe të imobilizojë trupin gjatë operacionit. Ai mat pulsin tuaj derisa jenë në gjumë, kontrollon frymëmarrjen dhe shtypjen e gjakut.

Anesteziologu Henry Jay Przybylo zbulon se çfarë saktësisht ndodh pasi që të bini në gjumë të thellë në tavolinën e operacionit!

Përse nuk bën të hani?

“Ventilet” midis fytit dhe lukthit lirohen duke lejuar që përmbajtja të kalojë në gojë, derisa refleksi i gabzherrit më nuk mbron hyrjen në fyt. Nëse ushqimi përfundon në rrugët e frymëmarrjes, pacienti mund të ngufatet apo thartira nga lukthi mund të dëmtojë indet e mushkërive.

Zakonisht pacientët këshillohen që të mos hanë asgjë 6 deri në 8 orë para operacionit. Vetëm lëngje të kthjellëta u lejohen, madje deri dy orë para operacionit, duke pasur parasysh që nuk duhet ta mbushin lukthin me thartirë. Ushqimi i yndyrshëm prodhon thartirën më kryeneçe, e cila duhet tetë orë të eliminohet nga stomaku.

Disa pacientë çdo gjë e ndiejnë

Për t’u siguruar amnezia e plotë, ndonjëherë gjatë procedurës u japin ilaçe plotësuese. Thuhet që asnjë pacienti nuk do t’i kujtohet se çfarë ka ngjarë derisa ka qenë në gjumë të thellë, mirëpo disave megjithatë u kujtohet.

Të moshuarve u nevojitet dozë më e vogël

Përqindja e gazit të inhaluar, i cili është i domosdoshëm për arritje të gjendjes së komës kimike nuk dallon shumë, duke pasur parasysh llojin dhe madhësinë, qoftë të jetë ai mi, elefant apo njeri. Në të vërtetë, ndryshim i madh shfaqet me moshën sesa me midis llojeve – sa më i moshuar të jeni, aq më pak gaz nevojitet. Kështu nuk mund të thuhet edhe për ilaçet e anestezisë të cilat aplikohen me injeksion.

Sasia e nevojshme shtohet aq sa rritet shpenzimi i oksigjenit. Llojet e vogla kanë tendencë të konsumojnë më shumë oksigjen për kilogram nga llojet e mëdha dhe si rezultat i kësaj, doza për një kilogram të ilaçit të anestezisë të injektuar në njeriun mund të vrasë një elefant, por jo edhe miun.

Injeksioni është veprim i fundit

Është e zakonshme të përdoren tri lloje gazi: desfluran, izofluran dhe sevofluran. Sevoflurani është më i popullarizuari. Ai pak dallon nga eteri, i cili për herë të parë është përdorur në vitin 1846, mirëpo shkurton kohën në mënyrë dramatike deri në humbjen e vetëdijes – nevojiten përafërsisht vetëm tetë deri dhjetë frymëmarrje derisa pacienti të flejë gjumë.

Hormoni, i cili ndonjëherë quhet adrenalinë, përshpejton rrahjet e zemrës dhe ngre shtypjen e gjakut. Kjo është shpëtim i jetës”, zbulon eksperti.

Përse pas zgjimit jeni të hutuar?

Ekziston bindje e thellë që anestezioni vjedh diçka nga mendja e pacientit. Lejimi e hershëm i familjes së pacientëve në dhomën për këndellje vetëm e forcën këtë bindje të gabueshme.

Në krahasim me sekondat të cilët janë të nevojshëm për shkaktimin e anestezisë, gazeve u duhet dukshëm më gjatë të pushojnë së vepruari. Pacienti është në gjendje t’u përgjigjet urdhrave shpejt pas operacionit, mirëpo njohja kërkon më shumë funksion të trurit dhe e fundit kthehet, ka sqaruar dr. Przybylo.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. AcceptMë shumë