Zhdukini rrathët e zinj poshtë syve me kafe!

0 81

Ju ka ndodhur të zgjoheni me sy të enjtur sikur keni kaluar gjithë natën pa gjumë? Epo kësaj gruaje i ndodh të vuajë çdo ditë dhe ka gjetur një mënyrë “natyrale” për të zhdukur qeskat poshtë syve, rrathët e zinj dhe enjtjen.

Ju duhen:

– Disa kokrra kafe te sapo bluara
– Pak piper i zi
– Vaj arre kokosi (bajame ose ulliri)

Ja si të veproni:

Përzieni disa kokrra kafe të bluara me pak piper të zi në pëllëmbën e dorës tuaj. E mira është të përdorni kafe të freskët, pasi ka vlera më të larta.

Shtoni vaj arre kokosi, njësoj sa masa e kafese, për të zbutur përbërësit dhe për ta bërë më të lehtë për t’u përthithur nga lëkura.

Shtoni në këtë masë edhe disa pika uji dhe përziejeni mirë me gishta.

Vendoseni masën e përfituar butësisht nën sy. Kini kujdes që asnjë çikë nga përbërësit të mos shkojë në sy. Ushqyesit e kësaj makse stimulojnë qarkullimin në këtë pjesë delikate të lëkurës dhe përmbajnë antioksidantë që parandalojnë rrudhat.

Lereni të veprojë për 5- 10 minuta pastaj pastrojeni me nje copë të lagur ose disk pambuku të lagur.

Kujdes! Mos e fërkoni, por fshijeni butësisht, pasi lëkura poshtë syve është shumë e hollë dhe delikate dhe mund të dëmtohet lehtësisht

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...